Në raste vdekjesh Konsullata ndihmon në përgatitjen e procedurave për transportimin e trupit të të ndjerit për nëatdhe, por nuk merr përsipër transportin dhe shpenzimet.
Për transportin e trupit të të ndjerit për në atdhe, firma e transportit duhet të jetë e pajisur patjetër me një “Leje kalimi të trupit”, i cili përgatitet në Konsullatë.
Për përgatitjen e kësaj leje kalimi të trupit firma e transportit ose të afërm e të ndjerit duhet të paraqesin në Konsullatë dokumentet e mëposhtme:
1. Pasaportën ose kopjen e pasaportës personale e të ndjerit. Në mungesë të pasaportës, paraqiten dokumente të tjera identifikuese, si kartë identiteti, certifikatë lindje me fotografi, patentë drejtimi automjeti;
2. Dokument lëshuar nga autoritetet gjermane që vërteton se trupi i të ndjerit është i lirë për t’u transportuar (Leichenpass);
3. Vërtetim vdekje (Todesbescheinigung);
4. Mund të sillet edhe origjinali i certifikatës së vdekjes (Sterbeurkunde) me vulë Apostile.
Shënim
-çertifikata e vdekjes (Sterbeurkunde) duhet të pajiset me Vulë Apostile (Aplostille Stempel) për tu njohur nga Zyra e Gjendjes Civile në Shqipëri për të kryer proceduart e crregjistrimit nga regjistri i gjendjes civile (shih: legalizimi i dokumenteve);
-Konsullata përgatit lejen e kalimit të trupit brenda ditës së mbërritjes të dokumentacionit të mësipërm.