Rifitimi i shtetësisë

Personi që ka hequr dorë nga shtetësia shqiptare për shkak të premtimit për fitimin e një shtetësie tjetër e rifiton shtetësinë shqiptare në qoftë se nuk ka fituar shtetësinë e premtuar.

Edhe në këto raste paraqiten dokumente identifikuese, si dhe dokumente që argumentojnë kërkesën për shtetësi shqiptare si më poshtë:

1. Kërkesa e qytetarit drejtuar Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Kjo kërkesë duhet të përmbajë identitetin e plotë të tij (emër, mbiemër, datëlindje, vendlindje, shtetësi), adresën e saktë të vendbanimit të tij të përhershëm, adresën (nr. e tel.) ku pret informim për ecurinë e aplikimit të tij si dhe arsyet e kërkesës për rifitimin e shtetësisë shqiptare. Kërkesa nënshkruhet me emër, mbiemër e firmë nga kërkuesi;

2. Certifikata e lindjes dhe ajo familjare;

3. Relacioni shpjegues dhe konfirmimi nga komisariati i policisë vendore dhe prefektura përkatëse lidhur me shtetësinë që kanë ose kanë pasur prindërit e çdo aplikuesi;

4. Deklarata noteriale nga çdo aplikues madhor për faktin e aplikimit ose jo për të fituar shtetësi tjetër;

5. Vërtetimi i njësisë administrative përkatëse për çdo aplikues madhor;

6. Certifikata e lindjes ose e vdekjes së prindërve të çdo aplikuesi;

7. Fotografia e aplikuesit, tre copë (në rast se ka fëmijë të mitur, fotografi për secilin prej tyre).

 

Tarifa për veprimet me shtetësinë nëpërmjet Konsullatës

Për shërbimet që do të kryhen, aplikuesi bën paraprakisht pagesën prej 30€ në llogarinë e Konsullatës për shërbimet konsullore dhe e dorëzon dëshminë e pagesës së bashku me dokumentet e tjerë. Pagesa është e pakthyeshme.

Adresa

Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë
München / Germany
ALBERT-SCHWEITZER-STR.62 81735 MÜNCHEN

Tel / Fax

Tel:+49 (0) 8992284522
+49 (0) 8992284524
Fax: +49 (0) 8992284523
Raste emergjente nr.
Tel: +4915237913997​

Orari zyrtar

E Hënë - e Premte
09:00-14:00