Nëse jeni të interesuar për pozicione “International Seconded" në OSBE, luteni të ndiqni hapat e mëposhtme:
1. Aplikoni nëpërmjet platformës së OSBE-së
2. Kontaktoni Misionin e Përhershëm të Republikës së Shqipërisë në Vjenë (mission.osce@mfa.gov.al), duke përmendur numrin e pozicionit (VN) dhe afatin e fundit të aplikimit (application deadline)
Lejoni për të paktën 5 ditë pune nga momenti i kontaktimit të Misionit, deri në afatin e fundit të aplikimit. Kjo periudhë është e nevojshme për:
1. Shqyrtimin e aplikimit nga Misioni
2. Lidhjen e marrëveshjes së sekondimit ndërmjet shtetit shqiptar dhe aplikantit
3. Komunikimin e mbështetjes tek OSBE
Çfarë tjetër bën Misioni?
1. Informon aplikantët mbi rezultatin e procesit të aplikimit (duke përcjellë letrat përkatëse)
2. Në rast aplikimi të suksesshëm, konfirmon me kandidatin interesin për pozicionin dhe datën e fillimit të detyrës, të cilat ia komunikon Organizatës.
Keni pyetje të tjera në lidhje me sekondimet në OSBE? Mos hezitoni të na kontaktoni në adresën tonë mission.osce@mfa.gov.al