Efektivët e Batalionit Komando të Forcës Tokësore marrin pjesë në një nga stërvitjet më të mëdha të organizuara nga NATO në këto dekada.
Komandot tanë i janë bashkuar stërvitjes “Trident Juncture 2018”, pjesë e së cilës janë 50.000 trupa, 10.000 automjete, 65 anije, 250 aeroplanë nga 31 vende të NATO si dhe vende partnere.
Stërvitja, po zhvillohet në Norvegji, Suedi dhe Finlandë.
Qëllimet kryesore të “Trident Juncture 2018” janë të trajnojnë Forcën e Reagimit të NATO dhe të testojnë aftësitë e Mbrojtjes së Aleancës.