20-vjet nga sulmet e 11 shtatorit, Xhaçka: Më të bashkuar kundër terrorizmit dhe ekstremizmit

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka përkujtuar 20-vjetorin e sulmeve të 11 shtatorit, si pasojë e të cilit rreth 3 mijë persona humbën jetën në SHBA. 

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Ministrja Xhaçka u shpreh se 11 shtatori është një ditë për të përkujtuar e nderuar kujtimin e atyre mijëra jetëve të pafajshme të humbura atë ditë. 

"Sulmet e 11 shtatorit 2001 janë një nga ato ngjarje që vështirë do të shlyhen ndonjëherë nga kujtesa. Por mbi të gjitha, 11 shtatori është një ditë për të përkujtuar e nderuar kujtimin e atyre mijëra jetëve të pafajshme të humbura atë ditë e për të qenë më të bashkuar se kurrë edhe në emer të tyre, kundër terrorizmit e ekstremizmit", shkruan ministrja në Facebook.

Adresa

Përfaqësia e Përherëshme e Republikës së Shqipërisë në NATO
B-1110 Brussels- Belgium

Tel / Fax

Tel. +32 2 7072011
Fax. +32 2 707 2783
Nr. i emergjences: +32 2 7072011

E-MAIL

mission.nato@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00