Articles

Ministri Hasani në takimin e NATO: Shqipëria e palëkundur ndaj Aleancës

Albanian

Në takimin e Ministrave të Jashtëm të NATO-s në Bruksel, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani tha se Shqipëria do të vijojë të luajë rol parësor në paqen e sigurinë mes të gjitha vendeve fqinje të rajonit, ndërsa vlerësoi bashkëpunimin mes KFOR, EULEX dhe policisë së Kosovës.
Në sesionin e posaçëm të Ministerialit, me fokus Ballkanin Perëndimor, në prani të Përfaqësuesit të lartë për Politikën e Jashtme të BE, Joseph Borrel, Ministri nënvizoi se Aleanca duhet të reagojë në mënyrë të njëzëshme, duke dërguar një mesazh të qartë për çdo përshkallëzim të mundshëm.

Konferenca e NATO-s në Berlin, Ministri Hasani: Shqipëria po përshtat një qasje të re dinamike në sigurinë kibernetike

Albanian

Konferenca e NATO-s në Berlin, Ministri Hasani: Shqipëria po përshtat një qasje të re dinamike në sigurinë kibernetike
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, në Konferencën Vjetore të Mbrojtjes Kibernetike të NATO-s, theksoi rëndësinë e rritjes së shkëmbimit të inteligjencës dhe nxitjes së bashkëpunimit të fortë brenda aleatëve, për parandalimin e kërcënimeve kibernetike.

Ambasadori Gjoni paraqiti sot letrat kredenciale tek Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg.

Albanian

Ambasadori i ri i Shqipërisë në NATO, z. Ilir Gjoni paraqiti sot letrat kredenciale tek Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

 

 

 

Pas dorëzimit të letrave kredenciale, Sekretari i Përgjithshëm Stoltenberg dhe Ambasadori Gjoni diskutuan mbi rolin e Shqipërisë në promovimin e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, rëndësinë e misionit të KFOR-it, prioritetet e NATO-s dhe Ukrainën.

Takimi i NATO-s për Ukrainën, Ministrja Xhaçka: Duhet bërë më shumë, lufta rrezikon paqen dhe sigurinë e gjithë Evropës

Albanian

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, mori pjesë në takimin e jashtëzakonshëm të Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve të NATO-s, që u mbajt në Bruksel.

Agresioni ndaj Ukrainës, Asambleja e Përgjithshme miraton rezolutën e propozuar nga Shqipëri dhe SHBA

Albanian

Pas tre ditësh diskutimesh, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi sot me shumicë të qartë votash rezolutën mbi agresionin ndaj Ukrainës.

Ministrja Xhaçka prezanton sanksionet e Shqipërisë ndaj Rusisë: Gati të ofrojmë ndihma në materiale ushtarake dhe spitalore për Ukrainën

Albanian

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, në një deklaratë për mediat, prezantoi paketën e sanksioneve të ndërmarra nga qeveria shqiptare ndaj Rusisë.

Ministeriali i OSBE, Ministrja Xhaçka: Të bashkojmë forcat për t’i qëndruar pranë Ukrainës në këto momente kritike

Albanian

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, mori pjesë në takimin e posaçëm në nivel ministror të Këshillit të Përhershëm të OSBE-së, që u mbajt në Vjenë.

“Ukraina”, SHBA bashkëpenëmbajtëse me Shqipërinë për çështje të paqes dhe sigurisë

Albanian

Kryeministri Edi Rama, shoqëruar nga Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, në një deklaratë për mediat folën mbi rolin që do të ketë Shqipëria në Këshillin e Sigurimit të OKB, lidhur me konfliktin ku ndodhet Ukraina në raport me Rusinë.

Xhaçka mban fjalën e parë në Këshillin e Sigurimit: Zero tolerancë ndaj hakmarrjeve kundër grave aktiviste

Albanian

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka mbajtur fjalimin e parë në Këshillin e Sigurimit, në takimin për Gratë, Paqja dhe Siguria.

“Ukraina”, mbledhje e jashtëzakonshme e MPJ të NATO-s, Xhaçka: Mbështesim dialogun me Rusinë pa u lëkundur në parimet tona

Albanian

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, mori pjesë në takimin e  jashtëzakonshëm online të Këshillit të Atlantikut të Veriut, në format të Ministrave të Punëve të Jashtme. 

Pages

Adresa

Përfaqësia e Përherëshme e Republikës së Shqipërisë në NATO
B-1110 Brussels- Belgium

Tel / Fax

Tel. +32 2 7072011
Fax. +32 2 707 2783
Nr. i emergjences: +32 2 7072011

E-MAIL

mission.nato@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00