Bushati-Grapperhaus, Holanda vlerëson progresin e Shqipërisë në vendosjen e shtetit të së drejtës

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati zhvilloi një takim me ministrin holandez për Drejtësinë dhe Çështjet e Sigurisë Ferdinand Grapperhaus. Ministrat diskutuan për bashkëpunimin mes dy vendeve, perspektivën evropiane të Shqiperisë, bashkëpunimin në përballjen me sfidat e sigurisë dhe me shtetin e së drejtës, si dhe luftën kundër krimit të organizuar.  
 
Ministri Bushati e njohu zyrtarin e lartë holandez me hapat konkretë të ndërmarra nga qeveria shqiptare në fushën e reformave dhe në përmbushje të prioriteteve kryesore për hapjen e negociatave për anëtarësim. Ministri Bushati u ndal veçanërisht tek reforma në drejtësi, e cila, sipas tij, ka nisur te japë rezultatet e para dhe është pararojë edhe për vendet e rajonit.

Ministri Grapperhaus u shpreh se Holanda është e hapur për të bashkëpunuar me Shqipërinë dhe se vlerëson punën e bërë kohët e fundit, kryesisht në fushën e sundimit të ligjit dhe shtetit të së drejtës. 
Ministrat diskutuan dhe për situatën në rajon. Ministri Bushati theksoi se Shqipëria është faktor stabiliteti dhe sigurie. 

Ministri Bushati dhe ministri Grapperhaus morën pjesë në konferencën e organizuar nga Ministria e Drejtësisë dhe Çështjeve të Sigurisë, për bashkëpunimin ndërkombëtar dhe shtetin ligjor për ngritjen e kapaciteteve të përbashkëta, me qëllim krijimin e një të ardhmeje më të mirë dhe të sigurt për qytetarët tanë. 

Adresa

Përfaqësia e Përherëshme e Republikës së Shqipërisë në NATO
B-1110 Brussels- Belgium

Tel / Fax

Tel. +32 2 7072011
Fax. +32 2 707 2783
Nr. i emergjences: +32 2 7072011

E-MAIL

mission.nato@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00