Bushati në Paris: Siguria në rajonin e Ballkanit Perëndimor

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, mori pjesë në takimin e nivelit të lartë të iniciativës franko-gjermane për koordinimin e luftës kundër trafiqeve të paligjshme të Armëve të Vogla dhe të Lehta (AVL) në vendet e Ballkanit Perëndimor. Kjo iniciativë, e cila zhvillohet në kuadër të Procesit të Berlinit synon rritjen e sigurisë dhe kontrollit në rajon dhe më tej në Evropë duke përmirësuar mjedisin e sigurisë.

Ministri Bushati në fjalën e tij shprehu vendosmërinë e Shqipërisë në përmbushjen e angazhimeve të ndërmarra në fushën e sigurisë, krimit të organizuar, trafiqeve të paligjshme sikundër evidentoi progresin e reformave shtet-konsoliduese.

Në këtë linjë, ministri Bushati vlerësoi udhërrëfyesin për kontrollin gjithëpërfshirës të AVL-ve, miratuar në samitin e Londrës zhvilluar në kuadër të procesit të Berlinit, në korrik të këtij viti.

Për ministrin Bushati, “procesi i reformave që kanë të bëjnë me ndërtimin e shtetit të së drejtës, sundimin e ligjit dhe zhvillimi ekonomik janë thelbësore për sigurinë rajonale dhe arkitekturën e sigurisë evropiane”.

Bushati nënvizoi se reformat në shtetin e së drejtës shkojnë paralelisht me reformën ekonomike të vendit dhe me perspektivën ekonomike të të rinjve.

Mes të tjerash, ministri Bushati vlerësoi vëmendjen që Gjermania dhe Franca i kushtojnë perspektivës së zgjerimit të BE-së me vendet e BP.

Adresa

Përfaqësia e Përherëshme e Republikës së Shqipërisë në NATO
B-1110 Brussels- Belgium

Tel / Fax

Tel. +32 2 7072011
Fax. +32 2 707 2783
Nr. i emergjences: +32 2 7072011

E-MAIL

mission.nato@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00