Butrinti dhe Oriku stërvitje me anijen flamurtare të SNMCMG2

Anijet e Forcës sonë Detare Butrinti dhe Oriku, zhvilluan një stërvitje të përbashkët 3-ditore në rajonin Derdhje e Vjosës - Gramë dhe Gjirin e Vlorës, me anijen flamurtare të Grupit të Dytë të Gatshëm të Anijeve Minaheqëse të NATO, “FGS RHEIN”, të Forcës Detare gjermane.

Qëllimi i kësaj stërvitjeje ishte rritja e ndërveprueshmërisë ndërmjet anijeve dhe ekuipazheve gjatë situatave të ndryshme në det.

Gjatë 3 ditëve të zhvillimit të kësaj stërvitjeje, anijet dhe ekuipazhet përkatëse kryen manovra për mbrojtjen e grupit të anijeve nga një sulm i shpejtë, mbrojtjen e forcës nga një mjet detar gjatë qëndrimit në spirancë, furnizimin në det, kryerjen e manovrave të ndryshme detare, kalimin e postës apo edhe furnizimin nga anija në anije.

Pjesë e qëndrimit të anijes gjermane “FGS RHEIN” në Vlorë, ishte pritja e komandantëve të saj nga autoritetet lokale dhe vizita e qytetarëve dhe mediave në bordin e saj.

Anija flamurtare e Grupit të Dytë të Gatshëm të Anijeve Minaheqëse të NATO (SNMCMG2), “FGS RHEIN”, la ujërat tona territoriale për të lundruar drejt La Spezias në Itali.

SNMCMG2 është një komponent i Forcës së Reagimit të NATO (NATO Response Force). Në mënyrë operative, SNMCMG2 i raporton Komandës Detare të Aleancës (MARCOM), e cila është një nga komandat përbërëse të Komandës Aleate të Operacioneve (Allied Command Operations).

Adresa

Përfaqësia e Përherëshme e Republikës së Shqipërisë në NATO
B-1110 Brussels- Belgium

Tel / Fax

Tel. +32 2 7072011
Fax. +32 2 707 2783
Nr. i emergjences: +32 2 7072011

E-MAIL

mission.nato@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00