Cakaj – Xhaferi: Mirënjohje për mbështetjen e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj, zhvilloi një takim me Kryetarin e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, z.Talat Xhaferi. Ministri Cakaj vlerësoi kontributin e çmuar të Kryetarit Xhaferi në finalizimin e Marrëveshjes së Prespës me miratimin e ndryshimeve kushtetuese.

“Aderimi i Maqedonisë së Veriut në NATO dhe rruga e përbashkët drejt BE-së është vlerë e shtuar për zhvillimin e rajonit dhe veçanërisht për kultivimin e paqes dhe stabilitetit”, u shpreh Cakaj në fjalën e tij.

Nga ana e tij Kryetari i Parlamentit Xhaferi shprehu mirënjohjen për mbështetjen që ka dhënë Shqipëria në këtë proces duke qenë njëkohësisht dhe një nga vendet e para në ratifikimin e Protokollit të Anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO.

Të dy bashkëbiseduesit theksuan rëndësinë e intensifikimit të bashkëpunimit në planin dypalësh, rajonal dhe veçanërisht në atë të përmbushjes se reformave dhe detyrave të domosdoshme për marrjen e datës së fillimit të negociatave me BE-në.

Adresa

Përfaqësia e Përherëshme e Republikës së Shqipërisë në NATO
B-1110 Brussels- Belgium

Tel / Fax

Tel. +32 2 7072011
Fax. +32 2 707 2783
Nr. i emergjences: +32 2 7072011

E-MAIL

mission.nato@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00