Diskutimi mbi situatën në Afganistan, Xhaçka: Shqipëria mbështet punën e OKB-së në Misionin e Asistencës në Afganistan

Në kuadër të pjesëmarrjes në punimet e sesionit të 76-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, mori pjesë në diskutimin mbi situatën në Afganistan të organizuar nga Ministria daneze e Punëve të Jashtme dhe Instituti Ndërkombëtar i Paqes. 

Ministrja Xhaçka u shpreh se Shqipëria e ka treguar përkushtimin e saj ndaj qytetarëve të Afganistanit, duke qenë vendi i parë që u ofroi strehim refugjatëve. 

Ajo theksoi se si anëtare e Këshillit të Sigurimit, Shqipëria do të mbështesë fuqishëm punën e OKB-së në Misionin e Asistencës në Afganistan dhe popullin afgan.

Adresa

Përfaqësia e Përherëshme e Republikës së Shqipërisë në NATO
B-1110 Brussels- Belgium

Tel / Fax

Tel. +32 2 7072011
Fax. +32 2 707 2783
Nr. i emergjences: +32 2 7072011

E-MAIL

mission.nato@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00