Mbahet Samiti i Kartës së Adriatikut me Zëvëndës-Presidentin amerikan Mike Pence

Kryeministri Rama, i shoqëruar nga MPJ Bushati, mori pjesë në Samitin e posaçëm të Kartës së Adriatikut që u mbajt më datë 2 gusht në kryeqytetin e Malit të Zi, Podgoricë, në praninë e  Zv/Presidentit të SHBA-ve, z. Michael R. Pence, dhe krerëve të shteteve dhe qeverive të rajonit.

Samiti ishte një moment i përshtatshëm, për vendet e rajonit për të ritheksuar edhe një herë me palën amerikane rëndësinë strategjike të hapësirës adriatike, si dhe për të ritheksuar vendosmërinë e vendeve të Kartës për të jetësuar integrimin e plotë euroatlantik të Ballkanit Perëndimor.

Në fjalën e tij në çelje të punimeve të Samitit, Zv/Presidenti Pence u shpreh se si "i dërguar i posaçëm i Presidentit Trump, kam ardhur këtu për të përshëndetur progresin e Ballkanit Prendimor. Duke afruar Adriatikun me Atlantikun do mund te singurojme nje të ardhme më të mirë jo vetem për rajonin por për gjithe Perendimin". 

Takimet bilaterale me zv.Presidentin Pence, si edhe me liderët e tjerë të rajonit, rikonfirmuan vullnetin për të ecur më tej përpara, të gjithë së bashku, në mbrojtje të interesave strategjike të popujve tanë. 

Në takimin me kryeministrin kroat, Plenkovic, Kryeministri Rama dhe Ministri Bushati përcollën ndjeshmërinë e lartë e opinionit publik mbarëshqiptar për rastin e Ballist Morinës dhe theksuan nevojën për zgjidhjen më të arsyeshme të situatës.

-----------

Themeluar nga SHBA, Shqipëria, Kroacia dhe Maqedonia për të mbështetur anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në NATO, Karta e Adriatikut u nënshkrua në Tiranë në vitin 2003.

Që prej themelimit, nismës i janë shtuar edhe dy anëtarë, Mali i Zi dhe Bosnja, si dhe Kosova e Serbia në cilësinë e vendeve vëzhguese. Që prej vitit 2014 Kosova ka shprehur dëshirën për të qënë anëtare me të drejta të plota e Kartës së Adriatikut.

Adresa

Përfaqësia e Përherëshme e Republikës së Shqipërisë në NATO
B-1110 Brussels- Belgium

Tel / Fax

Tel. +32 2 7072011
Fax. +32 2 707 2783
Nr. i emergjences: +32 2 7072011

E-MAIL

mission.nato@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00