Ministeriali i NATO, Shqipëria në rrugën e duhur për përmbushjen e angazhimeve

Gjatë punimeve të Takimit të Ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO që po zhvillohet në Bruksel, ministrja Mimi Kodheli vlerësoi rëndësinë e bashkëpunimit NATO - BE si edhe pruri në vëmendje angazhimet e deritanishme të Shqipërisë dhe gatishmërinë për të marrë përgjegjësitë e veta.

Darka e punës e ministrave të Mbrojtjes, u ndal në Lidhjen Transatlantike dhe vendimet e fundit të BE për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të saj. Ministrja Kodheli theksoi rëndësinë e bashkëpunimit NATO - BE, si një shtyllë kyçe për mbajtjen e paqes dhe sigurisë në zonën euroatlantike. Duke vijuar, ajo theksoi se ky bashkëpunim mbetet i rëndësishëm dhe duhet të fokusohet në krijimin e kapaciteteve të përbashkëta, duke parë mangësitë reciproke. Gjithashtu, bashkëpunimi NATO - BE ka një vlerë të shtuar në adresimin e projektimit të stabilitetit përtej kufijve evropianë, në veçanti. Në këtë kontekst, Shqipëria ka dedikuar burime dhe kapacitete, siç janë: angazhimi në Afganistan, Kosovë, detin Egje, Gjeorgji, në Mali, por edhe në Irak, në kuadër të koalicionit global kundër Daesh. Në gjykimin tonë, vijoi znj. Kodheli, këta janë disa tregues të pazëvendësueshëm të respektimit nga ana e Shqipërisë të principit të "ndarjes së përgjegjësive".

Në pasditen e së enjtes znj. Kodheli mori pjesë gjithashtu në Ministerialin e Koalicionit kundër Daesh. Ky ministerial u drejtua nga sekretari amerikan i Mbrojtjes James Mattis. Ne këtë takim ministrja e Mbrojtjes konfirmoi edhe njëherë qëndrimin e palëkundur të Shqipërisë për kontributet e shumanshme në luftën kundër terrorizmit.

Ministrat e pranishëm diskutuan mbi fushatën ushtarake dhe të ardhmen e koalicionit ndërkombëtar kundër të ashtuquajturit Shteti Islamik (Daesh).Gjithashtu u diskutuan mundësitë për mbështetjen e mëtejshme të përpjekjeve për përshpejtimin e mposhtjes së Daesh.

Adresa

Përfaqësia e Përherëshme e Republikës së Shqipërisë në NATO
B-1110 Brussels- Belgium

Tel / Fax

Tel. +32 2 7072011
Fax. +32 2 707 2783
Nr. i emergjences: +32 2 7072011

E-MAIL

mission.nato@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00