Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka mori pjesë në Ministerialin e ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO, që u zhvillua të mërkurën e të enjten në Bruksel e ku për herë të parë mori pjesë edhe Maqedonia e Veriut. Ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut Radmilla Sheqerinska falenderoi Shqipërinë për ratifikimin e Protokollit të Anëtarësimit në Aleancë.
Ministrat e Mbrojtjes të NATO diskutuan dhe mbështetën unanimisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mbi shkeljet e vazhdueshme nga Rusia të Traktaktit të Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme Veprimi.
Pjesë e diskutimeve në Ministerial ishte edhe situata e sigurisë në Kosovë dhe në të gjithë Ballkanin Perëndimor.
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, në emër të Qeverisë Shqiptare vendosmërinë për të vijuar kontributin në gjithë misionet e NATO, si dhe konfirmoi angazhimin për të rritur buxhetin e Mbrojtjes në 2% të PBB, deri në vitin 2024. Këto angazhime u vlerësuan nga ministrat e Mbrojtjes së vendeve anëtare të NATO.