Ministri Bushati në Ministerialin e NATO-s në Bruksel

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së  Shqipërisë, Ditmir Bushati mori pjesë në takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të NATO-s që u zhvillua me 27 Prill në Bruksel.  

Ky takim trajtoi çështje të rëndësishme të sigurisë transatalantike, duke përfshirë temën komplekse të marrëdhënieve me Rusinë, rëndësine strategjikë të Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut, situatën aktuale në Afganistan në kuadër të Procesit të Kabulit, si dhe politikën e dyerve të hapura. 

Ministrat e Jashtëm të vendeve të NATO-s inkurajuan vendet aspirante për të vazhduar angazhimin e tyre në rrugën euro-atlantike si dhe zbatimin e reformave të nevojshme. 

Ministri Bushati, në nderhyrjen e tij, konfirmoi sërish qëndrimin e Shqipërise, në mbeshtetje të politikës së dyerve të hapura dhe perspektivave integruese të vendeve aspirante. 

Më poshtë intervista e plotë e Ministrit Bushati

https://youtu.be/sUD4abAqeZs

Adresa

Përfaqësia e Përherëshme e Republikës së Shqipërisë në NATO
B-1110 Brussels- Belgium

Tel / Fax

Tel. +32 2 7072011
Fax. +32 2 707 2783
Nr. i emergjences: +32 2 7072011

E-MAIL

mission.nato@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00