Ministri Bushati pret në takim Ministrin e Punëve të Jashtme të Ukrainës Pavlo Klimkin

Ministri i Punëve të Jashtëm Ditmir Bushati priti sot në takim Ministrin e Punëve të Jashtme të Ukrainës, Pavlo Klimkin, i cili po zhvillon një vizitë pune në Shqipëri. 

Gjatë takimit dy Ministrat diskutuan mbi bashkëpunimin dypalësh, si dhe intensifikimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të mira që ekzistojnë midis dy vendeve tona. Palët shkëmbyen mendime mbi fushat e bashkëpunimit me fokus të veçantë në forcimin e shkëmbimeve tregtare dhe turizmit mes dy vendeve tona. 

Duke u ndalur në zhvillimet në Ukrainë,  Ministri Bushati shprehu në emër të qeverisë shqiptare mbështetjen për integritetin dhe sovranitetin territorial të saj mbështetur në përkushtimin e qytetarëve të Ukrainës për liri. Dy Ministrat vlerësuan kontributin e diasporës shqiptare që jeton dhe punon në Ukrainë si dhe rolin e saj ne forcimin e mëtejshëm të miqësisë mes dy vendeve.

Bashkëbiseduesit ndanë mendimin se duhet të intensifikohen kontaktet mes dy Ministrive të Jashtme me fokusin e veçantë bashkëpunimi në kuadër të organizatave ndërkombëtare dhe rajonale.

Nga ana e tij,  Ministri Klimkin shprehu mirënjohjen për qëndrimin e Shqipërisë ndaj Ukrainës, për mbështetjen e vazhdueshme mbi sovranitetin dhe integritetin territorial të saj, si dhe në kontributin aktiv që ka dhënë Shqipëria si pjesë e komunitetit të vlerave në këtë drejtim. Ministri Klimkin, duke vlerësuar marrëdhëniet mes dy vendeve ndau mendimin mbi nevojën për intensifikimin dhe  zgjerimin e bashkëpunimit në fusha të tjera me interes të ndërsjellë si turizmi, arsimi, shkenca, bashkëpunimi universitar dhe kultura.

Dy Ministrat nënshkruan marrëveshjen për heqjen e vizave për shtetasit e të dy vendeve, e cila do të ketë një impakt të rëndësishëm në drejtim të lehtësimit të kontakteve mes qytetarëve, por dhe në intensifikimin e komunikimit mes biznesmenëve. 

Adresa

Përfaqësia e Përherëshme e Republikës së Shqipërisë në NATO
B-1110 Brussels- Belgium

Tel / Fax

Tel. +32 2 7072011
Fax. +32 2 707 2783
Nr. i emergjences: +32 2 7072011

E-MAIL

mission.nato@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00