Ministrja Xhaçka merr pjesë në Ministerialin e Mbrojtjes në Bruksel

Ministeriali i NATO në nivelin e ministrave të Mbrojtjes, që u mbajt në datat 8 dhe 9 nëntor në Bruksel konfirmoi vlerësimin që aleatët e Shqipërisë në NATO kanë për Forcat e Armatosura të vendit tonë. Gjatë dy ditëve të takimit, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka u takua me homologë të vendeve anëtarë të NATO.

Gjithashtu, ministrja mbajti fjalën e saj në emër të qeverisë shqiptare, mes të tjerash në takimet e nivelit të lartë si: Takimi i Këshillit të Atlantikut të Veriut, apo Takimi i Ministrave të Mbrojtjes në kuadrin e luftës kundër ISIS, nën udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ministeriali i NATO dhe takimi me sekretarin e Përgjithshëm, zotin Stoltenberg, por edhe takimet bilaterale me homologët reciprokisht anglez, italian, turk, kanadez, letonez dhe kroat, me të cilët trupat tanë operojnë në disa nga zonat më të nxehta të konfliktit evindentuam vlerësimin e jashtëzakonshëm për kontributin e burrave dhe grave shqiptare nën uniformë, të cilët na bëjnë krenarë me profesionalizmin dhe përkushtimin në të gjitha misionet, por kryesisht në Afganistan dhe detin Egje duke shpëtuar jetë njerëzish, por edhe duke projektuar siguri për vendet e konfliktit, por edhe për gjithë Aleancën. Këto takime ishin një mundësi shumë e mirë për të rikonfirmuar angazhimin e qeverisë shqiptare, për të përmbushur të gjitha detyrimet që Shqipëria ka përkundrejt Aleancës, si dhe detyrimin për të bërë të mundur, që buxheti dedikuar Mbrojtjes të arrijë në masën 2% të PBB deri në vitin 2024. Sa i takon misioneve tona paqeruajtëse, shumë shpejt unë do të vizitoj kontingjentin tonë në Afganistan, për të ndarë me ta ndjesinë e fortë të krenarisë që secili prej nesh ka, për punën e jashtëzakonshme që po bëjnë por edhe për të shprehur mbështetjen e qeverisë shqiptare për çdo efektiv por edhe për familjet e tyre”, - tha ministrja Xhaçka në përfundim të takimit.

Pak javë më parë ministrja Xhaçka, gjatë një takimi në Komandën e Forcës Tokësore, dha lajmin se Shqipëria i është përgjigjur kërkesës së strategjisë së re të presidentit amerikan Donald Trump për Afganistanin, duke shtuar me një togë numrin e ushtarakëve shqiptarë në misionin Resolute Support.

Adresa

Përfaqësia e Përherëshme e Republikës së Shqipërisë në NATO
B-1110 Brussels- Belgium

Tel / Fax

Tel. +32 2 7072011
Fax. +32 2 707 2783
Nr. i emergjences: +32 2 7072011

E-MAIL

mission.nato@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00