Pranimi i afganëve për strehim, Xhaçka: Shqipëria gati për të garantuar sigurinë dhe mirëqënien e tyre

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka përshëndetur vendimin e qeverisë shqiptare për strehimin e përkohshëm të qindra afganëve në Shqipëri. 

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Xhaçka shkruan se Shqipëria është gati të mirëpresë qindra afganë, jeta e të cilëve është në rrezik nga situata e rënduar e sigurisë. 

"Ne qëndrojmë krah për krah me aleatët tanë, gati për të garantuar sigurinë dhe mirëqënien e tyre", shkruan ministrja në Twitter. 

Sipas kryeministrit Rama, të parët që do të strehohen në Shqipëri do jenë afganët nga rrethet intelektuale dhe gratë aktiviste, të cilët janë nga të parët në listat e ekzekutimeve të barbarëve të Afganistanit.

Adresa

Përfaqësia e Përherëshme e Republikës së Shqipërisë në NATO
B-1110 Brussels- Belgium

Tel / Fax

Tel. +32 2 7072011
Fax. +32 2 707 2783
Nr. i emergjences: +32 2 7072011

E-MAIL

mission.nato@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00