Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg takon Kryeministrin e Shqipërisë, z. Edi Rama

Duke i uruar z. Rama rolin e tij si Kryetar i Rradhës së OSBE për vitin 2020. z. Stroltenberg u shpreh se OSBE-ja është një forum i rëndësishëm për të diskutuar mbi kontrollin e armëve, transparencën ushtarake dhe masat për  rindërtimit e besimit. “Ne mirëpresim rolin në Ukrainë dhe zonat e tjera në konflikt. Këto janë çështje të rëndësishme për NATO-n. Kështu qe ju mund të mbështeteni në  suportin tonë në rolin tuaj si Kryetar i Rradhës sw OSBE-së”, u shpreh  ai.

Stoltenberg  u shpreh se NATO mund të mbështetet në “angazhimin aktiv dhe pozitiv të Shqipërisë për stabilitetin dhe bashkëpunimin në rajonin e Ballkanit Perëndimor” dhe “rolin aktiv të Shqipërisë në promovimin e politikës së dyerve  të hapura të NATO-s”. “Jam inkurajuar nga përpjekjet e Shqipërisë për të investuar më shumë në mbrojtje. Edhe unë ju mbështes në këtë përpjekje”, u shpreh  ai.  Stoltenberg  theksoi se investimi i NATO-s në bazën ajrore të Kuçovës tregon përkushtimin e NATO-s ndaj Shqipërisë dhe rajonit.

Pasdite Kryeministri Edi Rama u takua me Këshillin e Atlantikut të Veriut për një shkëmbim  pikëpamjesh mbi përparësitë e Kryesisë Shqiptare të OSBE-së në vitin 2020.

Adresa

Përfaqësia e Përherëshme e Republikës së Shqipërisë në NATO
B-1110 Brussels- Belgium

Tel / Fax

Tel. +32 2 7072011
Fax. +32 2 707 2783
Nr. i emergjences: +32 2 7072011

E-MAIL

mission.nato@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00