Shqipëria nis zyrtarisht mandatin dy vjeçar në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara

Në këtë kuadër, Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka publikuar një video ku uron të gjithë shqiptarët për Vitin e Ri dhe nisjen e mandatit në KS. 

Ministrja Xhaçka u shpreh krenare për këtë arritje të diplomacisë shqiptare, duke theksuar faktin se sot Shqipëria shihet nga mbarë bota si një aktor serioz e i matur, me një politikë të qëndrueshme e të besueshme dhe një kontribues serioz në çështjet e sigurisë e paqes.

“Shqipëria do ta përdorë këtë mundësi për të avancuar çështjen e Kosovës, procesin e njohjeve dhe anëtarësimeve në organizata ndërkombëtare sepse Kosova ka qenë, është e do të jetë një kauzë e shenjtë për Shqipërinë. Do të punojmë për shqiptarët, por do të punojmë edhe për rajonin tonë për të konsoliduar arritjet e dekadave të fundit e për mos ta lënë atë të rrëshqasë drejt destabilizimit e tensioneve. Do të punojmë me aleatët e partnerët tanë për të avancuar së bashku agjendën e prioriteteve tona të përbashkëta, duke konsoliduar kështu akoma më shumë lidhjet e forta që na bashkojnë. Le t’i qasemi 2022 e sfidave që na presin me po këtë frymë e po këtë vendosmëri dhe nuk kam asnjë dyshim që e ardhmja që do të ndërtojmë së bashku për familjet e fëmijët tanë do të jetë vërtet e bukur”, deklaroi ministrja në videon e publikuar. 

Kjo është hera e parë në 66 vite prej anëtarësimit në OKB, që Shqipëria  fiton mandatin dy vjeçar për një vend jo të përhershëm në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Adresa

Përfaqësia e Përherëshme e Republikës së Shqipërisë në NATO
B-1110 Brussels- Belgium

Tel / Fax

Tel. +32 2 7072011
Fax. +32 2 707 2783
Nr. i emergjences: +32 2 7072011

E-MAIL

mission.nato@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00