Suedia mbështet Shqipërinë në procesin e integrimit

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, gjatë vizitës së tij në Suedi zhvilloi një takim me Ministren e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Suedisë, Margot Wallström.

Ministrat diskutuan mbi dinamikën e shkëlqyer të marrëdhënieve dypalëshe. Të dy homologët i kushtuan vëmendje të veçantë procesit të integrimit të Shqipërisë në BE dhe ndanë mendimin për impaktin transformues që ka politika e zgjerimit në vendet e rajonit të Ballkanit. Ministri Bushati vlerësoi rolin mbështetës të Suedisë për procesin e zgjerimit në përgjithësi dhe përpjekjeve të Shqipërisë në veçanti, në këtë proces. Ai e njohu kolegen suedeze me hapat dhe masat e ndërmarra nga qeveria në procesin e reformave dhe plotësimin e pesë kritereve kryesore në kuadër të BE-së, duke konfirmuar vendosmërinë e qeverisë shqiptare për “zbatimin e reformës në drejtësi dhe procesin e vetting-ut”.

Ministri Bushati shprehu besimin se “viti 2018 do të jetë një vit i rëndësishëm në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë”, përmes vendimit të vendeve anëtare për hapjen e negociatave për anëtarësim.

Ministrja Wallström konfirmoi qëndrimin mbështetës të Suedisë për Shqipërinë dhe vlerësoi përpjekjet e qeverisë në procesin e reformave. “Jeni në rrugën e duhur dhe keni mbështetjen tonë”, nënvizoi ministrja suedeze.

Ministri Bushati vlerësoi mbështetjen e Suedisë për Shqipërinë përmes Strategjisë Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim 2014-2020, me projekte komplementare me ato të BE-së në fusha si statistikat, reforma në sistemin e drejtësisë, në sistemin e taksave, të drejtave të njeriut, ambientit, etj., duke nënvizuar gjithashtu rëndësinë e vijimit të mbështetjes për perudhën 2021-2027.

Adresa

Përfaqësia e Përherëshme e Republikës së Shqipërisë në NATO
B-1110 Brussels- Belgium

Tel / Fax

Tel. +32 2 7072011
Fax. +32 2 707 2783
Nr. i emergjences: +32 2 7072011

E-MAIL

mission.nato@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00