Takimi i NATO-s për Ukrainën, Ministrja Xhaçka: Duhet bërë më shumë, lufta rrezikon paqen dhe sigurinë e gjithë Evropës

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, mori pjesë në takimin e jashtëzakonshëm të Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve të NATO-s, që u mbajt në Bruksel.

Ministrja Xhaçka theksoi se duhet bërë më shumë që të ndalet sulmi i pajustifikuar mbi Ukrainën.

Sipas kryediplomates shqiptare, kjo luftë nuk është thjesht një luftë për mbijetesën e Ukrainës, por një luftë për paqen e sigurinë në kontinentin evropian.

“Unë dua t’i garantoj qytetarët shqiptarë, të cilët kanë treguar gjatë këtyre ditëve një solidaritet të jashtëzakonshëm me popullin ukrainas duke mbledhur ndihma, që roli që ka luajtur Shqipëria është vlerësuar maksimalisht nga aleatët dhe që bashkë me ta do të vazhdojmë punën e mirë që kemi bërë gjatë këtyre javëve në Këshillin e Sigurimit, në NATO, në OSBE, në Këshillin e Europës dhe në çdo forum ndërkombëtar ku mund të ofrojmë mbështetjen tonë për popullin ukrainas”, u shpreh ministrja Xhaçka në një deklaratë për mediat pas takimit.

Shqipëria i është bashkuar 37 aleatëve të tjerë, duke ia referuar çështjen e agresionit rus Gjykatës Ndërkombëtare Penale, e cila do ta hetojë për krime lufte.

Adresa

Përfaqësia e Përherëshme e Republikës së Shqipërisë në NATO
B-1110 Brussels- Belgium

Tel / Fax

Tel. +32 2 7072011
Fax. +32 2 707 2783
Nr. i emergjences: +32 2 7072011

E-MAIL

mission.nato@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00