Zbulo Shqipërinë

Shqipëria ka shumë bukuri natyrore e kur ta vizitoni atë, do të thoni: pse kaq shumë për ta mësuar këtë fakt.

Shqipëria vuajti periudhën e një mbylljeje të gjatë të sistemit komunist, deri më 1991, e për këtë arsye ajo nuk ishte shumë e njohur. Por tani që kjo periudhë ka kaluar, Shqipëria më në fund po pasqyron çka gjithmonë ka ekzistuar: site të harruara arkeologjike, fshatra ku koha duket se ka ndaluar, monumente historike të perandorisë romake e asaj osmane, jo më pak plazhet e bukur të bregdetit jugor, të cilët i gjeni shpesh edhe në guidat e revistat më prestigjioze, si Lonely PlanetThe New York Times, etj..

Shqipëria shtrihet në Evropën Juglindore, në Perëndim të Gadishullit Ballkanik, me një sipërfaqe prej 28.748 km2, me gjatësi të vijës kufitare 1094 km, nga të cilat 657 km janë vijë kufitare tokësore dhe 316 km vijë bregdetare, si dhe 48 km janë vijë ndarëse e lumenjve dhe 73 km e liqeneve.

Shqipëria kufizohet në jug dhe jug-lindje me Greqinë, në veri me Malin e Zi, në perëndim me Italinë, më të cilën ndahet nga deti Adriatik dhe deti Jon, në lindje me Maqedoninë dhe në veri-lindje me Kosovën, i cili është eshë shteti i dytë në rajonin e Ballkanit me popullsi më të madhe shqiptarësh.

Tirana është zemra e Shqipërisë, kryeqyteti i saj, ku shpresat dhe ëndrrat në këtë vend të vogël rriten çdo ditë e më shumë së bashku me mirëqenien dhe argëtimin e papenguar. Qendra e këtij qyteti, karakterizohet nga ndërtesat e reja e të larta dhe pallatet e vjetra e të pikturuara; nga bulevardet e veshur me gërmadha osmane dhe bunkerë të komunizmit të kthyer në vende për të bërë fotografi.

 

Tirana, kryeqyteti dinamik i vendit!

Tirana është kryeqyteti i Shqipërisë dhe njëkohësisht qendra më e madhe politike, ekonomike dhe kulturore e vendit. Ajo ndodhet në një pozicion mjaft të favorshëm në qendër të vendit e vendosur në një lartësi prej 113 metrash mbi nivelin e detit. Në perëndim deti Adriatik dhe plazhi më i madh dhe popullor i Durrësit janë vetëm 32 km larg, ndërsa në lindje mali i Dajtit 1612 metra i lartë është vetëm 26 km larg.

Si qytet Tirana është relativisht e re. Ajo është themeluar në vitin 1614 nga Sulejman Pashë Bargjini, një feudal vendas i cili në këtë periudhë në vendin ku sot ndodhet monumenti i “Partizanit të Panjohur” ndërtoi një xhami, një hamam dhe një furrë të cilat ishin edhe objektet e para të qytetit të ri. Në vitin 1816 qyteti ra në dorë të familjes së Toptanëve. Ngjarja më e rëndësishme për Tiranën është 11 Shkurti i vitit 1920, kur Kongresi i Lushnjës e shpalli atë kryeqytet provizor të Shqipërisë, statusin definitiv të së cilit Tirana do ta fitonte në 1925. Mbas këtij akti qyteti pati një rritje të vazhdueshme e cila mori hov sidomos pas viteve 90. Qendra e Tiranës është projektuar nga arkitektë të njohur italiane të periudhës së Musolinit. Bulevardi i madh i Tiranës “Dëshmorët e Kombit” është ndërtuar në vitin 1930, ndërsa sheshi qendror “ Skënderbeu” gjatë viteve 1928 -1929. Në vitin 1968 në kuadër të 500 vjetorit të vdekjes së Heroit Kombëtar është vendosur monumenti i tij.

Në vitin 1988 në sheshin “Skënderbeu” u vendos edhe monumenti i diktatorit Stalinist Enver Hoxha, por ai u rrëzua në 20 Shkurt 1991 nga studentët dhe populli i Tiranës. Në Tiranë ndodhen institucione të tilla si Pallati i Kongreseve, Qendra Ndërkombëtare e Kulturës, Pallati i Kulturës me Teatrin e Operas dhe Baletit , Sky-Tower etj., si dhe godinat qeveritare të Presidencës, Parlamentit dhe Këshillit të Ministrave.

Krahas Parkut të madh në jug-lindje të qytetit Tirana ka edhe disa parqe të tjera si ai Rinia, parku pranë Parlamentit, pranë presidencës etj. Tirana është qendra kryesore në Shqipëri për organizmin e konventave, konferencave e seminareve.

http://www.akt.gov.al/al/top-destinations/tirana/

 Lexo me shumë

Adresa

Përfaqësia e Përherëshme e Republikës së Shqipërisë në NATO
B-1110 Brussels- Belgium

Tel / Fax

Tel. +32 2 7072011
Fax. +32 2 707 2783
Nr. i emergjences: +32 2 7072011

E-MAIL

mission.nato@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00