Ambasador Reka takohet me Kryetarin e Çairit, z. Visar Ganiu

Ambasadori  Fatos Reka i bëri sot një vizitë kortezie Kryetarit të Komunës Çair, z. Visar Ganiu, për ta ururar për rizgjedhjen e tij në kry të kësaj Komune. Pas urimeve të rastit Ambasadori shprehu bindjen e tij se z. Ganiu edhe këtë mandate të dytë do të fokusihet në implementimin e projekteve infrastrukturore për përmisimin e jetës e në dobi të qytetarëve të komunës.
Z. Visar Ganiu nga ana e tij falenderoi për vizitën, duke theksuar edhe nje herë premtimin gjatë fushatës se do të fokusohet e do të punojë edhe gjatë këtij mandate të tij të dytë për përmisimin e standarteve të jetesës së qytetarëve të Çairit në të gjithë gamën e veprimtarisë e detyrave të pushtetit vendor për një Çair të pastër, të gjelbëruar e me infrastrukturë sa më të mirë për qytetarët e tij.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Rr.Slavej Planina, nr.2
1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Tel / Fax

Tel: +389 2 3246726
Fax: +389 2 3246727
Vetëm për emergjenca:
+38975376896

E-MAIL

embassy.skopje@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00

Zyra Konsullore
10:00-14:00