
Ambasadori i Republikës se Shqipërisë në Shkup, SH.T.Z. Fatos Reka dhe konsuli i nderit Imer Selmani, takuan sot kryetarin e komunës së Gostivarit Arben Taravari, për ti shprehur atij dhe qytetarëve të Gostivarit ngushëllime për viktimat e 13 shkurtit dhe për të dëshiruar shërim sa më të shpejtë të të lënduarve.
“Ne solidarizohemi me dhimbjen tuaj dhe jemi të gatshëm për të dhënë çdo gjë për të cilën keni nevojë. Urojmë që të lënduarit të shërohen sa më shpejtë. Për këtë fatkeqësi kaq të rëndë është shumë e vështirë të gjenden fjalë ngushëlluese”, nënvizoi Reka.
Ngushëllimet e tija për gostivarasit dhe familjarët e viktimave shprehu edhe konsuli i nderit Imer Selmani.