Ambasadori Reka mori pjesë në eventin e organizuar nga Kompania prestigjioze «Dauti»

Ambasadori Fatos Reka ishte i pranishëm në eventin e organizuar nga Kompania prestigjoze «Dauti», me rastin e 30 vjetorit të krijimit të saj. Në ceremoninë e organizuar me këtë rast në mjediset e Kompanisë ku veç të pranishëmve, biznesmen nga RMV, por edhe nga Shqipëria e Mali i Zi ku Kompania «Dauti» zhvillon aktivitetin e saj, ishte edhe Presidenti i vendit Stevo Pendarovski. CEO i kompanisë z. Xhemail Dauti foli shkurtimisht për rrugëtimin e suksesshem të kompanisë që nga themelimi i saj, marrëdhëniet me partnerët, stafin, bashkëpunëtorët pa kontributin e të cilëve nuk mund të kuptohet edhe suksesi 30 vjeçar i «Dautit». Po ashtu Kompania në filozofinë e saj ka edhe dimensionin filantropik, bamirës e humanitar të fokusuar në arsimimin e ngritjen profesionale të stafit, por edhe më gjerë. I urojmë Kompanisë «Dauti» suksese të tjera në veprimtarinë e saj në të ardhmen e posaçërisht CEO-s së saj z. Xhemail Dauti, mik po ashtu i Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Shkup.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Rr.Slavej Planina, nr.2
1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Tel / Fax

Tel: +389 2 3246726
Fax: +389 2 3246727
Vetëm për emergjenca:
+38975376896

E-MAIL

embassy.skopje@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00

Zyra Konsullore
10:00-14:00