Articles

Organizimi i pritjes për Festën Kombëtare

Albanian

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Shkup organizoi më datë 27 nentor pritjen me rastin e Festës Kombëtare e të Pavarësisë në Hotel Double Tree by Hilton në Shkup. Ishin të ftuar autoritetet e qeverisë qëndrore, deputetë të Parlamentit përfaqësues të të gjitha forcave politike e të gjitha etnive, Kryetarë të Komunave, intelektualë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe të mediave, Trupi diplomatik i akredituar në Maqedonine e Veriut. Në pritje ishin të pranishëm Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut z. Talat Xhaferi; Zv.Kryeministri i parë, z.

Urim për 28 Nëntorin

Albanian

Me rastin e Festës Kombëtare, Ditës së Pavarësisë, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Shkup uron të gjithë shqiptarët kudo ku ndodhen në këtë ditë të shënuar për mbarë kombin shqipëtar!

Presidenti Begaj në Manastir me rastin e Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Albanian

Më datën 21 Nëntor 2023, Presidenti i Republikës SHTZ Bajram Begaj zhvilloi një vizitë njëditore në qytetin e Manastirit në Maqedoninë e Veriut, për nder të Ditës së Alfabetit të Gjuhës Ahqipe. Fillimisht vizitoi Muzeun e Alfabetit, ngritur në këtë qytet ku patriotë, rilindas të mbledhur për disa ditë, pas diskutimesh e debatesh më 22 Nëntor 1908, miratuan njëzëri Alfabetin e gjuhës shqipe me gërma latine që kemi sot.

Kryeministri Rama: Data 22 Nëntor e njohur si Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe do të jetë festë kombëtare

Albanian

Në fjalën e tij në Samitin e Tretë të Diasporës në Tiranë, Kryeministri Edi Rama u shpreh se data 22 Nëntor e njohur si Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe do të jetë festë kombëtare dhe për rrjedhojë, ditë zyrtare pushimi si të gjitha festat e tjera kombëtare. Kryeministri Rama tha se kjo nisëm vjen me sugjerim të Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, si dhe shtoi se “Arbën Xhaferri i cili nuk jeton më, pati vizionin që të kërkojë që Dita e Alfabetit, 22 Nëntori të jetë një ditë e njohur si festë kombëtare për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut.

Ministri i Drejtësisë z. Ulsi Manja mori pjesë në Forumin Ministror BE-Ballkani Perëndimor për Drejtësi dhe Punët e Brendshme

Albanian

Ministri i Drejtësisë së Republikës se Shqipërisë z. Ulsi Manja mori pjesë në Forumin Ministror BE-Ballkani Perëndimor për Drejtësi dhe Punët e Brendshme organizuar nga Komisioni Evropian dhe presidenca spanjolle e BE në Shkup, nga 26-27 tetor 2023. Veç pjesëmarrjes në Forum, Ministri Manja u prit në takime të veçanta edhe nga homologu i tij, Ministri i Drejtesise i RMV Krenar Lloga si dhe Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut z.

Njoftim: Samiti i III i Diasporës Shqiptare

Albanian

Samiti i III i Diasporës Shqiptare
 
Nën kujdesin e Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka kënaqësinë t’ju ftojë në Samitin e III të Diasporës, i cili do të zhvillohet më datat 22-23 nëntor 2023, në Tiranë.
 
Krenar që tashmë kemi ndërtuar një traditë disa-vjeçare të organizimit të Samitit të Diasporës, për të diskutuar mbi të ardhmen e përbashkët sociale, politike dhe ekonomike të vendit.

Ministri Hasani në Këshillin e Sigurimit: Të punojmë për një botë ku parandalohen konfliktet dhe arrihet paqja, të sigurojmë të ardhme të qëndrueshme.

Albanian

Ministri Hasani në Këshillin e Sigurimit: Të punojmë për një botë ku parandalohen konfliktet dhe arrihet paqja, të sigurojmë të ardhme të qëndrueshme.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, në takimin e radhës të Këshillit të Sigurimit theksoi se sfidat aktuale gjeopolitike e bëjnë të domosdoshme bashkëpunimin mes OKB/KS dhe organizatave rajonale në ruajtjen e paqes dhe sigurinë ndërkombëtare.

 

Zhvillohet Kolonia « Shkupi në telajo » në Komunën Çair.

Albanian

50 piktorë nga trevat shqiptare, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Preshevë, Mali i Zi, diasporë e nga Shqipëria, u mblodhën e performuan nga data 11-15 tetor në eventin « Kolonia Shkupi në telajo », nën kujdesin z. Fatmir Toçi, Instituti i Librit dhe Promocionit dhe Komuna Çair. 

Piktorët pasi performuan për katër ditë duke hedhur ne telajo e kanavace pejsazhe, portrete, natyrë të qetë, hapën në perfumdim një ekspozitë në Sheshin « Skenderbe » të Shkupit. Organizatorët vlerësuan me çmime e diploma piktorët më të talentuar e të pëlqyer nga publiku artdashës i Shkupit. 

Radio Televizioni Publik Italian ka vendosur të ofrojë programacion në gjuhën shqipe të arbëreshëve

Albanian

Radio Televizioni Publik Italian ka vendosur  të ofrojë programacion në gjuhën shqipe të arbëreshëve. Kjo falë miratimit të rezolutës nga Parlamenti Italian, përkatësisht nga Komisioni i Mbikëqyrjes së Shërbimit Publik, e cila në mesin e disa gjuhëve të pakicave etnike në Itali ka përfshirë edhe atë shqipe.
Ky propozim u prezantua nga senatori i “Forza Italia”-s, Maurizio Gasparri, e cila garanton që për pesë vjet e ardhshme, Radio Televizioni Italian të ofrojë program për arbëreshët që gjinden në Kalabri, Basilicata, Puglia, Molise, Campania, Abruzzo e Sicili.

Shqipëria zgjidhet për herë të dytë anëtare e Këshillit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së

Albanian

Pas votimit me 123 vota pro në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, sot pasdite, vendi ynë u zgjodh anëtare e Këshillit të të Drejtave të Njeriut për periudhën 2024-2026. Lajmi është bërë publik nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani. 

  

Pages

Adresa

Ambasada Shqiptare
Rr.Slavej Planina, nr.2
1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Tel / Fax

Tel: +389 2 3246726
Fax: +389 2 3246727
Vetëm për emergjenca:
+38975376896

E-MAIL

embassy.skopje@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00

Zyra Konsullore
10:00-14:00