Cakaj – Hecker: Mirënjohje për mbështetjen e Kancelares Merkel për procesin e Integrimit të Shqipërisë

Gjatë qëndrimit në Berlin, Ministri në Detyrë Gent Cakaj u takua me Këshilltarin e Kancelarisë Federale për Punët e Jashtme dhe Çështjet e Sigurisë, Jan Hecker.
 Kryediplomati shqiptar pas një prezantimi të bërë mbi situatën aktuale të vendit tonë, tregoi ecurinë e reformave në pesë prioritet.
 Ai shprehu mirënjohjen për mbështetjen që Gjermania dhe Kancelarja Merkel i kanë dhënë Shqipërisë në rrugëtimin për në Bashkimin Evropian.
 “Bashkëpunimi me Gjermaninë është i pazëvendësueshëm. Një vendim pozitiv në qershor është një garanci shtesë për konsolidimin e sigurisë dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor”  -u shpreh Ministri në Detyrë Cakaj në fjalën e tij.​

Adresa

Ambasada Shqiptare
Rr.Slavej Planina, nr.2
1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Tel / Fax

Tel: +389 2 3246726
Fax: +389 2 3246727
Vetëm për emergjenca:
+38975376896

E-MAIL

embassy.skopje@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00

Zyra Konsullore
10:00-14:00