Cakaj – Xhaferi: Mirënjohje për mbështetjen e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO

Ministri në Detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj, zhvilloi një takim me Kryetarin e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, z.Talat Xhaferi. Ministri Cakaj vlerësoi kontributin e çmuar të Kryetarit Xhaferi në finalizimin e Marrëveshjes së Prespës me miratimin e ndryshimeve kushtetuese.
“Aderimi i Maqedonisë së Veriut në NATO dhe rruga e përbashkët drejt BE-së është vlerë e shtuar për zhvillimin e rajonit dhe veçanërisht për kultivimin e paqes dhe stabilitetit”, u shpreh Cakaj në fjalën e tij.
Nga ana e tij Kryetari i Parlamentit Xhaferi shprehu mirënjohjen për mbështetjen që ka dhënë Shqipëria në këtë proces duke qenë njëkohësisht dhe një nga vendet e para në ratifikimin e Protokollit të Anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO.
Të dy bashkëbiseduesit theksuan rëndësinë e intensifikimit të bashkëpunimit në planin dypalësh, rajonal dhe veçanërisht në atë të përmbushjes se reformave dhe detyrave të domosdoshme për marrjen e datës së fillimit të negociatave me BE-në.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Rr.Slavej Planina, nr.2
1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Tel / Fax

Tel: +389 2 3246726
Fax: +389 2 3246727
Vetëm për emergjenca:
+38975376896

E-MAIL

embassy.skopje@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00

Zyra Konsullore
10:00-14:00