Cakaj – Dimitrov: Nënshkruhet në SHBA marrëveshja për bashkëpunim në fushën e kulturës

Ministri në Detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj gjatë vizitës së tij në SHBA zhvilloi një takim me Ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Nikola Dimitrov në ambientet e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Uashington.
Në këtë takim u diskutua mbi përpjekjet e bëra me vendet e Bashkimit Evropian për hapjen e negociatave si dhe për bashkëpunimin mes dy vendeve tona në fusha me interes të përbashkët dhe të ndërsjelltë.
Në përfundim të takimit Ministri në Detyrë Cakaj dhe homologu i tij Dimitrov me dëshirën për të dhënë kontribut në avancimin e marrëdhënieve dypalëshe-kulturore, nënshkruan marrëveshjen ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut  për themelimin e Qendrave Kulturore dhe Informative në Republikën e Shqipërisë  dhe Qendrave Kulturore dhe Informative në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Nëpërmjet kësaj marrëveshje Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut angazhohen të intensifikojnë marrëdhëniet kulturore mes dy vendeve tona e të promovojnë vlerat më të mira respektive në fushën e artit dhe shkencës, si dhe të përgatisin e shpërndajnë buletine informative për ngjarjet dhe eventet e organizuara nga Qendrat Kulturore dhe Informative, duke përfshirë përdorimin e teknologjive bashkëkohore të komunikimit.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Rr.Slavej Planina, nr.2
1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Tel / Fax

Tel: +389 2 3246726
Fax: +389 2 3246727
Vetëm për emergjenca:
+38975376896

E-MAIL

embassy.skopje@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00

Zyra Konsullore
10:00-14:00