Ministri në Detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme,Gent Cakaj, i cili gjendet në Shkup për një vizitë zyrtare, mori pjesë në ceremoninë përkujtimore në nder të ish Presidentit të Maqedonisë së Veriut Boris Trajkovski, i cili humbi jetën në një aksident ajror më 26 shkurt 2004 pranë Mostarit në Bosnjë e Herzegovinë.
Ceremonia përkujtimore, e cila po organizohet nga zyra e Kryeministrit Zoran Zaev dhe Fondacioni Boris Trajkovski, mblodhi personalitete të larta nga Maqedonia e Veriut dhe vendet e rajonit për të përkujtuar jo vetëm figurën e ish Presidentit Trajkovski, por edhe punën e tij për progresin dhe integrimin e Maqedonisë së Veriut në strukturat Euro-Atlantike.