Cakaj: Shqipëria e ndërton politikën e saj rajonale mbi parimet e fqinjësisë

Ministri në Detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, merr pjesë në takimin joformal të ministrave të jashtëm të vendeve pjesëmarrëse në Procesin e Bashkëpunimit të Europës Juglindore (SEECP), i cili po zhvillohet në Nju Jork në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Gjatë takimit, si kryesuesja e radhës së këtij procesi, Republika e Kosovës ka përcaktuar tre prioritetet kryesore në kuadër të Kryesisë së SEECP-së: ndërlidhjen, rininë dhe kulturën, të lidhura ngushtë edhe me procesin e integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor.
Nëpërmjet një statusi në Facebook, Ministri në Detyrë Cakaj është shprehur se përveç vlerës së posaçme që ofron Republika e Kosovës si kryesuese e SEECP, ajo po dëshmon fuqimisht kapacitetin e saj të veprimit rajonal dhe besueshmërinë e saj ndërkombëtare në përgjithësi.
“Shqipëria e ndërton politikën e saj rajonale mbi parimet e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit frytdhënës. Në këtë kuptim, Shqipëria do të vazhdojë të japë kontributin e saj të pakursyer edhe në kuadër të nismës së Procesit të Bashkëpunimit të Europës Juglindore.”- shkruan Cakaj në statusin e tij në Facebook.​

Adresa

Ambasada Shqiptare
Rr.Slavej Planina, nr.2
1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Tel / Fax

Tel: +389 2 3246726
Fax: +389 2 3246727
Vetëm për emergjenca:
+38975376896

E-MAIL

embassy.skopje@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00

Zyra Konsullore
10:00-14:00