Cakaj takon Ali Ahmetin: Faktori shqiptar ka rëndësi të patjetërsueshme. Shqipëria do të vijojë mbështetjen për forcimin e tij

Ministri në Detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Shkup, zhvilloi një takim me Kryetarin e BDI-së, Ali Ahmetin.
“Ai ka luajtur një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm dhe ka dhënë një kontribut shumë të vyer në procesin e integrimit të shqiptarëve në institucionet shtetërore, ngritjen e përfaqësimit të tyre në politika qendrore, mbështetjen e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO dhe procesit të anëtarësimit në Bashkimin Europian.”- u shpreh Cakaj në një reagim në Facebook.
Gjithashtu, Cakaj bëri me dije se mes tjerash, në takimin me Ahmetin, theksuan edhe rëndësinë e patjetërsueshme të faktorit shqiptar në Maqedoninë e Veriut dhe domosdoshmërinë e mbylljes së bisedimeve mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë me njohje të ndërsjellë.
Më tej, Kryediplomati Cakaj, shprehu bindjen se Shqipëria do të vazhdojë të luajë rolin e saj aktiv në forcimin e faktorit shqiptar dhe punën e saj konstruktive për thellim të bashkëpunimit rajonal dhe zhvillim të fqinjësisë së mirë.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Rr.Slavej Planina, nr.2
1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Tel / Fax

Tel: +389 2 3246726
Fax: +389 2 3246727
Vetëm për emergjenca:
+38975376896

E-MAIL

embassy.skopje@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00

Zyra Konsullore
10:00-14:00