Cakaj vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, takon Osmanin: Me rëndësi zhvillimi i mbledhjes ndërqeveritare

Ministri në Detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ndodhet në Shkup, ku po zhvillon një vizitë zytare dy ditore. Këtë vizitë, Kryediplomati Cakaj e nisi me një takim me homologun e tij, Ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.
Në fokus të takimit të zhvilluar ishin diskutime mbi mbajtjen e mbledhjes së ardhshme ndër-qeveritare me theks të veçantë në vazhdimin e punëve për ndërtimin e rrugës së Arbërit, interkoneksionit Manastir-Elbasan e menaxhimit të mirë të Liqenit të Ohrit.
Gjithashtu, homologët theksuan fuqimisht domosdoshmërinë e punës së përbashkët për të avancuar më tej me procesin e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Europian.
“Duhet thënë se Shqipëria llogarit fort mbështetjen e Maqedonisë së Veriut për kandidaturën e saj si anëtare jo e përhershme në Këshillin e Sigurimit për 2022-2023.”- u shpreh Cakaj.
Më tej, Kryediplomati Cakaj shprehu se me Ministrin Osmani ndanë të njëjtën pikëpamje, atë të dialogut Kosovë-Serbi, i cili duhet të përfundojë qartë dhe prerë me njohjen e Republikës së Kosovës nga ana e Serbisë.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Rr.Slavej Planina, nr.2
1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Tel / Fax

Tel: +389 2 3246726
Fax: +389 2 3246727
Vetëm për emergjenca:
+38975376896

E-MAIL

embassy.skopje@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00

Zyra Konsullore
10:00-14:00