Nga data 14-16 dhjetor 2021, u zhvillua në Shkup, takimi i CEFTA nën presidencën e Maqedonisë së Veriut, me pjesëmarrjen e të gjithë vendeve anëtare, duke celebruar njëkohësisht edhe 15 vjetorin e CEFTA-s.
Në takim u diskutua nga ekspertët pjesëmarrës rreth lehtësirave tregtare, njohjes së çertifikatave dhe procedurave, monitorimi i planit të veprimit për Tregun e Përbashkët Rajonal 2021-2024, si dhe detaje të tjera teknike për lehtësira ndaj biznesit.
Ditën e sotme datë 16 dhjetor, në seancën plenare përshëndeti Ministri I Ekonomisë së RMV-së, z. Kreshnik Bekteshi, Komisioneri për Zgjerim Oliver Varhelei, Sekretaria e Përgjithshme e RCC-së, znj. Majlinda Bregu dhe drejtori i Sekretariatit të CEFTA-s Emir Djikic.
Pjesëmarrës veç ambasadorëve të vendeve anëtare, ishte edhe Ambasador Fatos Reka.