Universiteti Ndërkombëtar i Strugës organizoi të premten datë 3 dhjetor një aktivitet komemorativ në nderim të jetës e veprës s ëish Rektorit, Prof. Dr. Bashkim Rama, ish diplomat, i cili u nda nga jeta pak kohë më parë.
Bashkim Rama, njohës i mira i rajonit, por kontribues edhe i shkollimit të shumë brezave të studentëve do të mbetet i paharruar në mendjet e zemrat tona.
Për të nderuar kujtimin e tij në këtë aktivitet veç familjes, ndodheshin po ashtu të pranishëm Ministri i Drejtësisë së Shqipërisë z. Ulsi Manaj, Prof. Dr. Anastas Angjeli, Ambasador Dashnor Dervishi si dhe përfaqësues të autoriteteve vendore të Komunave të Strugës, Dibrës e të Peshkopisë.