CURRICULUM VITAE
FATOS REKA
Z. Fatos Reka është lindur më 19 tetor 1952, në qytetin e Tiranës. Ai është i martuar me znj. Ilira Reka e kanë një vajzë, Laura.
Z. Reka pas përfundimit të studimeve universitare në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës, Dega e Gjuhës Frënge në vitin 1975, ka punuar fillimisht si mësimdhënës e më pas në sektorë të tjerë të administratës shtetërore. Në vitin 1985 filloi punë në Ministrinë e Punëve të Jashtme, në Drejtori të ndryshme dhe në vitin 1986, mori emërimin e pare si diplomat në përfaqësinë tone diplomatike në Paris. Pas kësaj në vitin 1986, transferohet në Misionin shqiptar pranë OKB në Gjeneve ku qëndron deri në vitin 1991. Nga kjo periudhë deri në vitin 1994, punon në MPJ, në Drejtorinë e Evropës dhe në atë të Organizatave Ndërkombëtare, merr pjesë në Delegacionin shqiptar, në punimet e Sesionit të 47-të (1992), të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. Shkëputet nga Shërbimi i Jashtëm, e deri në vitin 2004, punon në Bankën e Kursimeve, në Albtelekom dhe Ministrinë e Rendit Publik, si Drejtor i Marrëdhënieve me Jashtë, për tu rikthyer përsëri në Ministrinë e Punëve të Jashtme ku është edhe aktualisht.
Gjatë kësaj periudhe z. Fatos Reka ka punuar në Drejtori e Sektorë të ndryshëm të Ministrisë së Punëve të Jashtme, si specialist në Drejtorinë e Amerikave, Drejtor në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore, Përgjegjës Sektori në Drejtorinë e Përgjithshme të Bashkëpunimit Shumëpalësh e Çështjeve Globale dhe mban gradën diplomatike Ministër Fuqiplotë.
Z. Reka ka kryer trajnime e kualifikime të ndryshme, si “Rrugët e Përhapjes, organizuar nga Departamenti i Mbrojtjes i SHBA dhe Programi Ndërkombëtar i Kundër përhapjes, “Workshop-i i III-të për Diplomatë Evropianë”, organizuar nga MPJ e RP të Kinës në Pekin-Tibet; Kurs i Avancuar mbi “Ekonominë e Tregut dhe Menaxhimin”, organizuar nga Programi USAID dhe Universiteti i Nebraskës; Pjesëmarrje ne Takimin e 6-të vetor të PfP(Partneritet për Paqe) organizuar nga Qendra Marshall; “menaxhimi i Lartë për Drejtues të MRP”, organizuar nga Komisioni Evropian, Programi “Phare”; “Negociatat për Marrëveshjen e Asociim Stabilizimit”, organizuar nga Këshilli i Ministrave, GTZ, Qendra Evropian e Fondacioni Madariaga, etj.
Njeh shumë mirë gjuhën frënge, si dhe anglisht e italisht.