Deklaratë e Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme mbi Referendumin në Maqedoni

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme mirëpret votën PO të qytetarëve të Maqedonisë në mbështetje të Marreveshjes së emrit me Greqinë, gjatë Referendumit të djeshëm konsultativ.
Inkurajojmë vijimin pa vonesë të procesit të mëtejshëm legjislativ në Parlament për të iniciuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese dhe për të zbatuar plotësisht Marrëveshjen e arritur në Prespë, si rruga e vetme për anëtarësimin e vendit në NATO dhe BE.
Është koha që të gjitha forcat politike në Parlament t’i përgjigjen vullnetit të qytetarëve dhe me konsensus të gjerë të shfrytëzojnë këtë mundësi historike për avancimin e rrugës euroatlantike të vendit.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Rr.Slavej Planina, nr.2
1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Tel / Fax

Tel: +389 2 3246726
Fax: +389 2 3246727
Vetëm për emergjenca:
+38975376896

E-MAIL

embassy.skopje@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00

Zyra Konsullore
10:00-14:00