Në ditën e hapjes së punimeve, seminarin e përshëndeti Keyetari i Parlamentit të Maqedonisë z. Talat Xhaferi si dhe Kryeministri i Maqedonisë z. Zoran Zaev, të cilët gjatë fjalës së tyre theksuan rëndësinë e momentit se kur mbahet ky seminar.
Gjatë ndërhyrjes së saj deputetja Kodheli ne cilësinë edhe të kryetares, uroi në emër të delegacionit shqiptar Kryetarin e Kuvendit Xhaferi dhe Kryeministrin z. Zaev, por edhe homologët maqedonas për marrjen e datës bashkë me Shqipërinë për hapjen e negociatave.
Programi Rose- Roth për bashkëpunim me parlamentet e Evropës Qëndrore dhe Lindore është iniciuar në vitin 1990. AP NATO mban dy ose tre seminare Rose-Roth në vit ku anëtarët e Parlamenteve nga vendet anëtare të NATO-s dhe të vendeve partnere takohen me përfaqësues qeveritarë, përfaqësues të NATO-s dhe ekspertë të fushës ku diskutohen çështje të sigurisë me interes të përbashkët.