
Ambasadori Fatos Reka, sëbashku me Ambasadorin francez Cyrille Baumgartner, Ambasadoren rumune Adela-Monica Axinte, morën pjese në debatin e organizuar on line në Ministrinë e Jashtme të Maqedonisë së Veriut, lidhur me të ardhmen e Ballkanit Perendimor e aspiratat e popujve të rajonit për tu bërë pjesë e familjes europiane. Organizatorë të seminarit dyditor, ishin Qëndra Rajonale e Francofonisë në Bukuresht, MPJ e Ministria e Infromatikës së Maqedonisë së Veriut, ku nuk munguan edhe përshëndetjet respektive të ministrave Bujar Osmani dhe Jeton Shaqiri. Debatin e Ambasadoreve e moderoi Drejtori i Bashkëpunimit Shumëpalesh në MPJ të RMV dhe i derguar special i Presidentit Pendarovski pranë Organizatës Botërore të Frankofonisë, Ambasadori Pajo Avirovic. Seminari u ndoq e do të ndiqet on line nga të rinj frankofonë nga vendet e Ballkanit Perëndimor, të interesuar për të thelluar njohuritë e tyre gjuhësore, politike e profesionale si diplomatë potenciale të vendeve të tyre.