
Sot nën patronazhin e Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqipëtarëve në Shkup, u organizua një ekspozitë kushtuar trashëgimisë kulturore të "Harabatit" , me fotografi dhe dokumente, kushtuar kësaj trashëgimie “Harabati” është një nocion i rëndësishëm në trashëgiminë e shenjtë bektashiane, pasi përkujton kujtesën dhe lavdinë e këtij komuniteti, përmes kontributit vetëmohues të dhjetëra klerikëve atdhetarë që ruajtën të paprekur vazhdimësinë historike të këtij kompleksi kulturoro-fetar.
Në këtë ceremoni mori pjesë Ambasadori Fatos Reka, Kryegjyshi Botëror Bektashian, Haxhi Dede Edmond Brahimaj si dhe përfaqësues të trupit diplomatik në Shkup