Ekspozita Reflektime Pariziene

Në kuadër të Ditës së Frankofonisë, u përurua në Galerinë "Çift Hamam" në Shkup, ekspozita "Reflektime Pariziane" me vepra të autorëve maqedonas që kanë studiuar, punuar e janë specializuar në Francë. Ekspozita, frut i bashkëpunimit të Galerisë së Arteve të RMV, Ministrisë së Kulturës, Ambasadës dhe Institutit Francez të Kulturës, u vizitua nga artdashës e miq të kulturës në Shkup, si dhe Ministrja e Kulturës Biserka Kostandinovska-Stojcevska, Ambasadori Francez Cyrille Baumgardner, Drejtoresha e Galerise se Arteve Dita Starova, të cilët mbajtën fjalë përshëndetëse, si dhe Governatorja e Bankës Qëndrore të RMV Anita-Angellovska Bezhovska, Kryetari i Komunës Çair Visar Ganiu, Ambasadori i Bashkimit Europian David Geer, si dhe Ambasadori i Shqipërisë Fatos Reka, të cilët ishin të pranishëm me këtë rast. Ekspozita u hap në kuadër të presidencës franceze të Bashkimit Europian dhe Ditës së Frankofonisë.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Rr.Slavej Planina, nr.2
1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Tel / Fax

Tel: +389 2 3246726
Fax: +389 2 3246727
Vetëm për emergjenca:
+38975376896

E-MAIL

embassy.skopje@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00

Zyra Konsullore
10:00-14:00