Ambasadori Fatos Reka mori pjesë sot në Konferencën "EU for Municuipalities", një eveniment i përbashkët i BE për Bashkitë dhe Programi i bashkëpunimit ndërkufitar me Shqipërinë, me pjesëmarrjen edhe të Komitetit të Rajoneve (CoR). Konferencën, me pjesëmarrje të shumë Kryetarëve të Komunave të Maqedonisë së Veriut, edhe kufitare me vendin tonë, e përshëndetën financuesit dhe donatoret, ministri i Vetqeverisjes Lokale të RMV Goran Milevski, Ambasadori i BE në Shkup David Geer, Ambasadorja e Konfederatës Zvicerane, Veronique Hulmann, si dhe Ambasadori i Shqipërisë Fatos Reka, të cilet në fjalën e tyre theksuan rëndësinë e madhe për zhvillimin e rajoneve kufitare përmes projekteve të bashkëpunimit kufitar. Me pas kryetarët e Komunave nënshkruan memorandume bashkepunimi e financimi me ministrin e Vetqeverisjes Lokale Milevski. Konferenca vijoi me pas me panel diskutimi rreth dixhitalizimit të Komunave, sfidat post Covid për mjedisin dhe zbatimin e IPA II