Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Shkup, në bashkëpunim me QKK, Cinemateken dhe Ministrinë e Kulturës së Maqedonisë së Veriut, hapën në Shkup për herë të parë, javën e filmit shqiptar. Në ceremoninë e zhvilluar me këtë rast morën pjesë artdashës të filmit, përfaqësues të trupit diplomatik, artistë, regjizorë e miq të Ambasadës, të cilët shijuan e vlerësuan projeksionin e filmit « Liqeni im » të regjizorit Gjergj Xhuvani. Në ditët në vijim do të shfaqen filmat, « Delegacioni », « Dielli », « Disco Funeral », « Amaneti », « Dita zë fill », « Mbjellja e pemëve », etj., duke hapur në këtë mënyrë rrugën e bashkëpunimit për evente të tilla edhe në të ardhmen.