Përfundoi mbrëmë në Cinematekën e Maqedonisë së Veriut java e filmit shqiptar me filmin Delegacioni. Të pranishmit gjatë të gjitha ditëve u shrehën të kënaqur që më në fund edhe filmi shqiptar ishte prezent dhe se përmes vizionimit mundën të njihen mearritjet e kinematografisë shqiptare të viteve të fundit, si dhe shprehën dëshirën që evente të tilla të vijojnë në të ardhmen.