Kryeministri Rama: Data 22 Nëntor e njohur si Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe do të jetë festë kombëtare

Në fjalën e tij në Samitin e Tretë të Diasporës në Tiranë, Kryeministri Edi Rama u shpreh se data 22 Nëntor e njohur si Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe do të jetë festë kombëtare dhe për rrjedhojë, ditë zyrtare pushimi si të gjitha festat e tjera kombëtare. Kryeministri Rama tha se kjo nisëm vjen me sugjerim të Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, si dhe shtoi se “Arbën Xhaferri i cili nuk jeton më, pati vizionin që të kërkojë që Dita e Alfabetit, 22 Nëntori të jetë një ditë e njohur si festë kombëtare për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut. Tani është dita që Dita e Alfabetit, dita e gjuhës që na bashkon të gjithëve dhe që është thesari dhe bekimi ynë më i madh, të jetë një dite feste kombëtare edhe në Shqipëri. Dhe patjetër unë besoj që edhe Presidentja e Kosovës do ia japë këtë sugjerim Kryeministrit të vet.”

Adresa

Ambasada Shqiptare
Rr.Slavej Planina, nr.2
1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Tel / Fax

Tel: +389 2 3246726
Fax: +389 2 3246727
Vetëm për emergjenca:
+38975376896

E-MAIL

embassy.skopje@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00

Zyra Konsullore
10:00-14:00