Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, z. Ruçi, vizitë zyrtare në Maqedoni me ftesë të homologut z. Xhaferi

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, z. Gramoz Ruçi, gjatë datave 9-11 dhjetor, po zhvillon një vizitë zyrtare në Maqedoni, me ftesë të Kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë, z. Talat Xhaferi. Në delegacion bëjnë pjesë edhe z. Fatos Reka ambasador i Shqipërisë në Maqedoni; deputeti Ilir Xhakolli, Kryetar i Grupit Parlamentar të Miqësisë, Shqipëri-Maqedoni; Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, z. Genci Gjonçaj, Këshilltari i Kryetarit të Kuvendit, z. Kosta Barjaba; dhe znj. Irma Pashkja, Drejtore e Përgjithshme e Marrëdhënieve me Jashtë.
Në datën 10 dhjetor, Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, z. Gramoz Ruçi, dhe delegacioni që e shoqëron, zhvilloi një takim shumë të ngrohtë, miqësor dhe të frytshëm me homologun Talat Xhaferi.
Gjatë takimit u diskutua për shtimin dhe zgjerimin e shkëmbimeve ndërparlamentare, si një instrument i rëndësishëm për zhvillimin cilësor të marrëdhënieve midis të dy vëndeve, për shkëmbimin e përvojave parlamentare, bashkëpunimin e koordinimin parlamentar në aktivitete rajonale e ndërkombëtare.

Kryeparlamentari Ruçi, u takua gjithashtu me Presidentin Ivanov, Kryeministrin Zaev dhe me Kryetarët e partive politike shqiptare dhe Kryetarin e VMRO-DPMNE-së.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Rr.Slavej Planina, nr.2
1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Tel / Fax

Tel: +389 2 3246726
Fax: +389 2 3246727
Vetëm për emergjenca:
+38975376896

E-MAIL

embassy.skopje@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00

Zyra Konsullore
10:00-14:00