Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, u takua me Kryetaren e Komunës së Tetovës, znj. Teuta Arifi

Kryetari i Kuvendit  z. Gramoz Ruçi priti Kryetaren e  Bashkisë së Tetovës znj. Teuta Arifi, me të cilën bisedoi mbi zhvillimet më të fundit ne Maqedoni.  Gjatë takimit Kryetari i Kuvendit nënvizoi se pjesëmarrja e shqiptarëve dhe vota e tyre pro në referendumin e 30 shtatorit është shumë e rëndësishme. Shqiptarët duhet të bëhën masivisht pjesë e zgjidhjes, nënvizoi z. Ruçi.  Forcat politike dhe institucionet e qeverisjes qendrore e vendore të drejtuara prej shqiptarëve duhet të japin mesazhin e qartë në mbështetje të referendumit. Ne shqiptarët, jemi një faktor i rëndësishëm stabiliteti jo vetëm për Maqedoninë, por edhe për të gjithë rajonin.  Është pozitive që forcat politke shqiptare janë përgjithësisht pro referendumit dhe kjo duhet të pasohet edhe nga mbështetja e votuesve shqiptarë. Tetova duhet gjithashtu  të paraprijë në këtë proces. Roli i Komunës së Tetovës është vendimtar për sigurimin e pjesëmarrjes së shqiptarëve në referendum. Nuk duhet ta humbasin këtë shans historik.
Kryetarja  e Komunës së Tetovës, znj. Teuta Arifi,  falenderoi z. Gramoz Ruçi për mbështetjen që Shqipëria dhe Kuvendi i Shqipërisë u japin në këto çaste shqiptarëve në Maqedoni.  Ajo vlerësoi gjithashtu faktin që forcat politike dhe shqiptarët e Maqedonisë janë në mbështetje të referendumit dhe votës pro. Suksesi i referendumit të 30 shtatorit hap rrugën për ndryshime të tjera pozitive në Maqedoni, të cilat kanë dhe do të kenë edhe mbështetjen e faktorit ndërkombëtar.  Faktori ndërkombëtar mbështet si rallëherë në këtë çështje të gjitha forcat progresiste të Maqedonisë, të cilat  përpiqen për zgjidhjen e problemeve, prosperitetin, paqen dhe stabilitetin në rajon.
Kryetari i Kuvendit z. Gramoz Ruçi dhe Kryetarja e Komunës së Tetovës, znj. Teuta Arifi, shprehën bindjen se shqiptarët do të marrin pjesë masivisht në referendumin e 30 shtatorit dhe vota e tyre do të jetë pro.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Rr.Slavej Planina, nr.2
1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Tel / Fax

Tel: +389 2 3246726
Fax: +389 2 3246727
Vetëm për emergjenca:
+38975376896

E-MAIL

embassy.skopje@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00

Zyra Konsullore
10:00-14:00