Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, uron Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, z. Talat Xhaferi, me rastin e 28-vjetorit të pavarësisë

Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, i ka dërguar sot një letër urimi Kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, z. Talat Xhaferi, me rastin e 28-vjetorit të pavarësisë.
“I dashur Talat,
Me rastin e 28-vjetorit të pavarësisë së Maqedonisë së Veriut, në emër të Kuvendit të Shqipërisë dhe timin personal, Ju dërgoj urimet më të mira për përparimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, mirëqenien e qytetarëve të saj dhe suksese në rrugëtimin e saj evropian.
Nëpërmjet Jush i dërgoj urimet më të mira Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, qytetarëve të vendit tuaj dhe një urim vëllazëror shqiptarëve që jetojnë në Maqedoninë e Veriut.
Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë dy vende fqinje, e mike, në një partneritet të ngushtë në kontributin e tyre për zhvillimin, paqen dhe sigurinë në rajon.
Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë dy vende me një rol vendimtar nëzhvillimin, paqen dhe stabilitetin në rajon.
Të dy vendet tona janë aktualisht drejt kurorëzimit të përpjekjeve të tyre për çeljen e negociatave të pranimit me Bashkimin Evropian.
Jam i lumtur të konstatoj se shqiptarët që jetojnë në Maqedoninë e Veriut kanë dhënë një kontribut të pazëvëndësueshëm në zhvillimin, përparimin e stabilitetin e vendit si edhe përshpejtimin e proceseve të integrimit evropian dhe atlantatik”,- shkruhet në letrën e urimit të Kryetarit të Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, dërguar Kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, z. Talat Xhaferi, me rastin e 28-vjetorit të pavarësisë.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Rr.Slavej Planina, nr.2
1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Tel / Fax

Tel: +389 2 3246726
Fax: +389 2 3246727
Vetëm për emergjenca:
+38975376896

E-MAIL

embassy.skopje@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00

Zyra Konsullore
10:00-14:00