Marrëveshje bashkëpunimi mes qeverive së Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Marrëveshjet e nënshkruara sot, mes Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Maqedonisë së Veriut, në kuadër të takimit të parë midis dy qeverive:

1. Deklaratë e përbashkët ndërmjet Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, SH.T.Z. Edi Rama dhe Kryeministrit të Republikës së Maqedonisë së Veriut SH.T.Z Zoran Zaev në kuadër të takimit të parë ndërqeveritar Shqipëri – Maqedoni e Veriut.

2. Memorandum mirëkuptimi ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për parandalimin dhe luftimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit që çojnë në terrorizëm. 

3. Plan për bashkëpunim dhe konsultime ndërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë.

4. Memorandum bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Brendshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Brendshme të Republikës së Shqipërisë, mbi forcimin e bashkëpunimit në fushën e kontrollit të brendshëm.

5. Memorandum bashkëpunimi ndërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave të Republikës së Shqipërisë dhe Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve - Shkup. 

Adresa

Ambasada Shqiptare
Rr.Slavej Planina, nr.2
1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Tel / Fax

Tel: +389 2 3246726
Fax: +389 2 3246727
Vetëm për emergjenca:
+38975376896

E-MAIL

embassy.skopje@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00

Zyra Konsullore
10:00-14:00